INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuditen turistët! 40 shqiptarë “ngujohen” në katedrale në Gjermani. Ja pse...[FOTO]

Çuditen turistët! 40 shqiptarë “ngujohen” në katedrale në Gjermani. Ja pse...[FOTO]

Publikuar më: 15:40 08-07-2016

Në katedralën e Regensburgut në Gjermani ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Rreth 40 refugjatë janë futur brenda, pasi nuk pranojnë të ikin nga Gjermania dhe të kthehen në Kosovë apo Shqipëri. Ata pohojnë se në vendet e tyre nuk ka kushte për të jetuar.
Disa turistë fotografojnë brendësinë e katedralës në Regensburg. Fotografitë e tyre thyejnë qetësinë dhe rëfejnë se fillimisht dëgjuan qeshjen e fuqishme të një bebeje.


Ata kanë thënë se pas mureve janë vendosur shtretër, ndërsa fëmijët mbajnë në duar figurat e tyre të dashura nga filmat e vizatuar: SpongeBob, Batman, e tje. Familjet dhe fëmijët shpresojnë se në këtë mënyrë do të evitojnë largimin e dhunshëm nga Gjermania.
Shumë persona që janë vendosur në katedralën e Regensburgut pohojnë se Ballkani nuk është vend i sigurt për ta. 43-vjeçari B. Bardhoku, ka ardhur në Gjermani nga Shqipëria, së bashku me gruan dhe tre fëmijë. Vajza më e vogël ka lindur madje në Gjermani, vitin e kaluar. “Shqipëria nuk është vend i sigurt. Atje ka shumë kriminalitet në Parlament, ndërsa paratë që shkojnë atje prej Bashkimit Evropian, bien në duar të gabuara.” –tha refugjati shqiptar.
“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të traditave mafioze“, pohon Bradhoku. “Nuk mund të shkojmë te mjeku pa para. Për të jetuar atje duhet të shesësh shtëpinë, trupin apo diçka tjetër“.
Bardhoku, i cili në Shqipëri ka pasur një “Internet Kafe” pohon se është i përndjekur nga mafia për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pasurisë.
Shqiptarja 27-vjeçare, Albana A. pohon se familja e saj në Kosovë është kërcënuar nga kriminelët. “Burrin tim e kanë kërcënuar me vdekje”, pohon Albana. Nëna e tre fëmijëve, ka jetuar 12 vitet e para të jetës së saj në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe ka lindur. Pas përfundimti të luftës në vitin 1999 ajo me familjen është detyruar të kthehet në Kosovë, por pas ca kohësh u kthyen sërisht në Gjermani.
“Dua të mbetem në Gjermani”, thotë djali i saj 10-vjeçar, i cili për më shumë se një vit ka qenë në shkollat gjermane.
Këta shqiptarë kanë më shumë se 48 orët në katedrale dhe janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat humanitare. Para katedrales është mbledhur edhe një grup mbështetësish dhe që japin ndihma të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826