Besmir Limani është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare flet e gjithë media sportive evropiane.
Besmir Limani tregon emocionet e tij mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.
“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi.
Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në çdo ndeshje të kombëtares.
Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, “EURO 2016”, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullon foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.