Një Kryeministër që ka për profesion të parë pikturën di të bëjë për vete këto ku7r bëhet fjalë për ngjyrat dhe të bukurën figurative. Kështu ka ndodhur edhe në takimin e parë Shqipëri-BE, ku ka nisur faza e parë e procesit përgatitore në procesin negociator për hapjen e negociatave.
Komisionari për Zgjerim Johannes Hahn nuk e fshehu habinë por dhe lumturinë për tryezën që kishte përgatitur pala shqiptare për këtë takim. Pallati i Kongreseve ishte zgjedhur për të mbajtur këtë takim, ndërsa një tryezë e rrumbullakët, ku flamuri shqiptare ishte i shkrirë me atë të Bashkimit Europian i ka pëlqyer shumë Komisionerit Hahn. E këtë ai nuk mundi ta fshehë, përkundrazi e falënderoj palën shqiptare për këtë mësim.
Johannes Hahn:
“Nuk jam ulur ndonjë herë rreth një tryeze më fantastike se kaq. Faleminderit shumë që na dhatë mundësinë të mësojmë edhe ne diçka të re”.
IN Tv ju sjell pamjet e tryezës së takimit.