INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuditet PE, plas sherri në Bruksel/ PD: Të ikë Balla. Fleckenstein: Nuk jam polic, as gjykatës

Çuditet PE, plas sherri në Bruksel/ PD: Të ikë Balla. Fleckenstein: Nuk jam polic, as gjykatës

Publikuar më: 16:31 15-10-2018

Një 'arenë debati' u kthye Parlamenti Europian sot ku deputeti demokrat, Genc Pollo, ka kërkuar largimin e Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar. Opozita shkoi në Bruksel ku po diskutohej për progresin e Shqipërisë dhe kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës si drejtues i komitetit të stabilizim asociimit si i lidhur me krimin dhe më pas la sallën në shenjë proteste.
‘’Ne nuk mund të vijmë të votojmë deklarata për thirrje kundër krimit me Ballën në presidium. Me Ballën bashkëkryetar delegacioni, sabotohet integrimi europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjeter’’tha Pollo.
Kjo sjellje nuk u kalua lehtë nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili kërkoi prova për ato që opozita pretendon.
‘’Unë nuk jam polic, as gjykatës. Mund të besoj se Balla është kriminel ose jo, por ajo që kam nevojë, janë prova. Jo vetëm ne por edhe prokuroria ka nevojë për prova. Bëni detyrat tuaja të shpisë, shkoni në prokurori’’ tha Fleckenstein
Më e ashpër ishte Monica Macovei e cila u shpreh se opozita vjen në Bruksel me paratë e shqiptarëve për të ngënë një drekë të shijshme. Deputetët europianë bënë thirrje për dialog politik mes palëve në shqipëri në mënyrë që të arrijnë objektivat e integrimit, por opozita u largua.
‘’Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin. Ne nuk mund të rrijmë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium’’ tha Pollo.
Në përgjigje, Balla tha se nëse 1 në 1 milion nga akuzat e Pollos janë të vërteta për të, ai është gati të përballet në gjykatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432