Këngëtari i dashur për publikun, Alban Ramosaj, ka bërë një postim në “Instastory” që menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ai ka publikuar një fotografi ku tregon dollapin e tij gjithë rrëmujë dhe pyet ndjekësit e tij “nëse ua lan mami rrobat?”.
“Kur s’ke mamin me të organizu dollapin e rrobat, me la e me shpla se je çun indipendent. Jetë e vështirë. Po ty, t’i lan mami rrobat apo?”, shkruan Albani bashkëngjitur me foton.
Me siguri që në DM e tij kanë shkuar shumë mesazhe, duke iu përgjigjur pyetjes së tij.