INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuna e goca, “vuajtja” mori fund! Kjo pajisje ju tregon nëse jeni veshur bukur ose jo [FOTO]

Çuna e goca, “vuajtja” mori fund! Kjo pajisje ju tregon nëse jeni veshur bukur ose jo [FOTO]

Publikuar më: 19:55 19-12-2017

Na ndodh të gjithëve që kur zgjohemi në mëngjes, një pjesë të mirë të kohës për t’u bërë gati e harxhojmë duke u menduar se çfarë të veshim, por ka edhe nga ata që e mendojnë një ditë më parë. Por tashmë kjo “vuajtje” merr fund.

Amazon vjen në treg me pajisjen më të fundit teknologjik i cili do të gjykojë veshjen tuaj. Pajisja është versioni i Echo smart i quajtur Alexa. Është i ndërtuar nga një algoritëm i cili bazohet në një proces të automatizuar,formë e inteligjencës artificiale, që bashkon feedbacku-n e dhënë nga përdoruesit dhe mendimin e ekspertëve të stilit dhe modës.

Kur dëshironi të dini si dukeni,por nuk keni asnjeri aty rrotull, për këtë ju vjen në ndihmë Alexa e cila ju bën një foto apo video. Kamera është e orientuar në një mënyrë të tillë që bën një foto të plotë të imazhit tuaj nga një distancë e vogël. Nga aty,përdoruesit mund ta bëjnë share në aplikacionin shoqërues ku mund ta afishojnë në LookBook.

looks.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041968822479248