Ka disa profesione që konsiderohen si profesione mashkullore. Kur mendojmë për të udhëtuar me autobus, vetvetiu na shkon mendja që për shofer do të jetë ''sigurisht një burrë''.
Megjithëse këtë profesion viteve të fundit në shumë vende të botës kanë filluar ta ushtrojnë edhe femrat, këtë stereotip është gati ta ndryshojë një vajzë shqiptare e cila do të jetë shoferja e parë e transportit urban në shqiptari.
Ajo do të jetë shofere në Trafikun Urban të Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
Laura Mirena quhet e reja e cila do të jetë shoferja më e re në urbanet e kryeqytetit.