INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuna, pornostarja e famshme ju erdhi në ndihmë me këto sekrete: Ja 5 gjërat që i kënaqin femrat në shtrat!

Çuna, pornostarja e famshme ju erdhi në ndihmë me këto sekrete: Ja 5 gjërat që i kënaqin femrat në shtrat!

Publikuar më: 22:04 27-07-2018

E cilësuar si Mbretëresha e filmave për të rritur, Jena Jameson pas një karrierë të suksesshme në filmat për të rritur (1993-2008), ka disa këshilla për meshkujt.

43-vjeçarja ka vendosur t’u tregojë meshkujve gjithçka që duhet të dinë për të përmirësuar jetën seksuale të femrave.

1-Komplimentet
Çdo ditë thoni të dashurës suaj se ajo ka vithe të shkëlqyera. Po! Edhe pse kjo tingëllon e thjeshtë është shumë e rëndësishme. Ajo ndryshoi jetën time. Kur unë shkoj lakuriq në banesë, burri im menjëherë më thotë: “Oh, Zot, je e pabesueshme”, dhe kjo më bën shumë më të sigurt gjatë seksit, sepse unë ndjehem më e lirë. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që gruaja të ndjehet e bukur, seksi dhe e dëshirueshme, thotë ajo.

2-Asnjëherë mos flisni për ish të dashurat
Asnjëherë..! Edhe në qoftë se ju mendoni se po i përmendni gabimet e saja, thjeshtë harrojeni. Fakti që juve ju kujtohet ish-e dashura neve na zemëron. Shmangeni atë me çdo kusht. Në qoftë se ajo përpiqet të bisedojë, me mençuri heshtni. Bllokojeni këtë temë pasi gjysma e tyre po ju teston.

3-Mos shpejtoni në seks
Edhe pse jeni të eksituar dhe doni që menjëherë t’i hyni punës, mos e bëni. Zvarrite derisa ajo të lutet. Është shumë e rëndësishme, gratë e dinë se si të vlerësojnë. Kur njihni një femër mos shkoni drejt e në seks. Tregoni se ju dini se si të mbani veten nën kontroll dhe dini ta vlerësoni atë. Edhe pse shumë njerëz gjatë vonesës çmenden, por paguhen.

4-Diskutoni gjatë raportit seksual
Gjatë marrëdhënieve seksuale, bisedoni. Pëshpëriteni është e mahnitshme dhe e bukur. Tregoji asaj se ajo është më e mirë se sa keni imagjinuar. Vajzat e duan këtë mënyrë!

5-Flini së bashku
Mos bisedoni për punën dhe për atë që ju pret nesër. Vetëm relaksohuni. Harrojeni botën, vetëm përqafoheni dhe ëndërroni së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.0048279762268066