Një cunam i fuqishëm ka marrë jetën e 380 personave në Indonezi. Ai u shkaktua nga një tërmet 7.5 ballë që goditi një qytet bregdetar indonezian. Vala e tij deri në 3 metër përmbyti banesat e qytetit Palu në ishullin Sulawesi. Zëdhënësi i Agjensisë e Katastroface në Indonezi Sutopo Nugroho, tha për BBC se: “Ne nuk kemi marrë raporte nga çdo anë sepse komunikimi është ndërprerë. Shumë trupa janë gjetur përgjatë bregut për shkak të cunamit, por numri i tyre i saktë ende nuk dihet sa është”.
Palu është vendbanim i 300 mijë njerëzve. Operacionet e shpëtimit kanë filluar, por një prej ministave tha se komunikimet janë ndërprerë dhe që rruga për në qytet është dëmtuar, ndaj po shpresojnë, që vetëm helikopterët mund të arrijnë në epiqendrën e katastrofës.
Pamjet që kanë publikuar mediat ndërkombëatre tregojnë njerëzit që bërtasin dhe iknin të tmerruar dhe mes ndërtesave të shkatërruara është dhe një xhami.
Muajin e kaluar një seri tërmetesh vdekjeprurëse goditën ishullin indonezian Lombok, më të madhin, në 5 gusht dhe vranë 460 persona.