“Numri i të vdekurve pas cunamit të shkaktuar nga vullkani Anak Krakatau në Indonezi është rritur në të paktën 429”. Ndërkohë me qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ndërsa më shumë se 16,000 janë zhvendosur në zona të sigurta. Banorët e zonave bregdetare pranë vullkanit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg nga plazhet pasi mund të shkaktohet një cunami i ri. Vullkani Anak Krakatau vijon ende të jetë aktivë.