INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çunat e “Fiks Fare” e imitojnë, Luana reagon kështu [VIDEO]

Çunat e “Fiks Fare” e imitojnë, Luana reagon kështu [VIDEO]

Publikuar më: 20:47 27-09-2017

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu janë dy aktorë të njohur në vendin tonë por prej një viti i kemi parë në rolin e moderatorit në emisionin “Fiks Fare”. Që në emisionin e tyre të parë, Devisi dhe Dori tërhoqën vëmendjen e shkaktuan shumë debate në rrjetet sociale pas u puthën në buzën në fillim të emisionit.

Por kjo tashmë është thjesht e shkuar e harruar. Ata kanë qenë më parë pjesë e programit “Pa limit” që drejtohej nga Luana Vjollca e sigurisht gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me moderatoren, saqë e fillojnë emisionin me këngën “Benzina”. Luana ka publikuar një video të shkurtër në Instagram, ku shihen Dori dhe Devisi duke imituar këngëtaren teksa në sfond është kënga e saj ‘Benzina’.

Luana ka ripublikuar videon duke e marrë atë plot humor. “Hahaha Ju dua Dorian Ramaliu dhe Devis Muka. Jeni të mëdhenj përfundimish,”- shkruan ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055