E keni menduar ndonjëherë si mund ta realizojnë djemtë grimin? Ok, largoni nga mendja Marion, Arielin, James Charles-in apo Rick Baker-in dhe përqëndrohuni tek i dashuri, ish-i dashuri, vëllai apo kushdo tjetër. Nëse mendimet i keni lëmsh, rubrika “Anabel Lab” në programin më të ri në INTv, “Hostel by Anabel” ju vjen në ndihmë.
Pra, 3 bukurosha u bënë pjesë e rubrikës së parë për të treguar (jo) talentin e tyre me kremin pudër, 9.383.393 llojet e furçave të makeup-it, rimelin, penelin, tonet e syve, buzëkuqin dhe mijëra përdorime të tjera të l-a-p-s-i-t etj, etj, etj. Dasildo, Indriti dhe Edi u vendosën para Deamishel (e theksojmë: shpresonte që të paktën njëri t’i afrohej grimit të saj), e cila i prezantoi produket e mësipërme: kur, si, qysh, tek t’i përdornin dhe djemtë filluan punën me modelet e përzgjedhura, Ilirjana, Ajkena dhe Xhulia. Paçi fat, vajza
Për plot 30 minuta, ata shkrinë talentin
dhe rezultati është siç e prisnim: EPIK!
Pra, ka vetëm 2 mundësi: Ose djemtë nuk ja thonë fare, po fare nga grimi, ose nuk kishin kohë mjaftueshëm. Dea’, nëse Marios i duhet gjysmë ore për një vetull, si mund ta realizojnë gjithë grimin të shkretët për vetëm 30 minuta? Le t’u japin një tjetër mundësi...hmmm ndoshta.
Fitues u shpall Edi dhe bukuroshja e tij e kthyer në sirenë, e cila vazhdon t’i ketë sytë po aq të bukur sa në fillim.
Të gjithë ju që për arsye madhore e të justifikuara e humbët pjesën e parë, “Hostel by Anabel” mund ta ndiqni në ritransmetim të martave, ora 12:30 në INTv.
Seritë e reja në vazhdim do të mund t'i ndiqni çdo të hënë, ora 17:00 në INTv ndërsa të shtunat do të nisin ritransmetim pas disa javësh.