Armando Cungu është drejt largimit nga Vllaznia. Një lëvizje që mund të konkretizohet nëse klubi nuk do të ketë garancinë financiare që trajneri shkodran ka kërkuar vazhdimisht.
Largimin ose jo të tij nga stoli kuqeblu do ta vendosë një takim që Armando Cungu do të ketë me presidenten e klubit të Vllaznisë, Voltana Ademin, njëkohësisht kryetarja e bashkisë së Shkodrës.
Deri në këto momente, Vllaznia nuk ka kryer asnjë lëvizje në merkato dhe një situatë e tillë sigurisht që ngre pikëpyetje për performancën e skuadrës në sezonin e ri.
Mungesës së afrimeve i shtohen edhe disa largime të rëndësishme, çka ka bërë që Cungu të mendojë seriozisht largimin nga Vllaznia.