Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizz-it shqiptar.
Përveç këtij fakti ata tashmë po “pushtojnë” edhe Evropën me muzikën e tyre, ku jo pak më parë mediat zvicerane i shin sulur me deklarata ofenduese rreth origjinës së tyre.
Kënga e tyre më e fundit “Rome dhe Juliet” ndoshta ju kanë krijuar përshtypjen se Loredana dhe Mozzik kanë qenë të martuar, por kjo nuk është e vërtetë, të paktën jo ligjërisht.
Kjo ka ndodhur vetëm së fundmi, ku Mozzik shpërndau një foto nga zyra e gjendjes civile me atë që tani mund ta quajmë gruan e tij.
Loredana do të mbajë tashmë mbiemrin Aliu dhe ne nuk mund të rrimë pa kujtuar një episod mjaft të veçantë nga çifti.
Kohë më parë kur Loredanën e pyesnin për Mozzik dhe se çfarë ishin bashkë, ajo i përgjigje plot ironi: “E kam çun halle”. Epo mesa duekt çuni i hallës u bë tashmë burrë zyrtarisht! Urime!