“Paqe, dashuri, bashkëjetesë, e gjithë Shqipëria një zemër, një ritëm, ndodh vetëm në vendin tonë ndaj mos e braktisni vendlindjen”, ky është mesazhi që artistët e Sirea Film kërkojnë të përcjellin përmes të 2017 të rinjve.
Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga qytetet e Durrësit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës, po përgatiten për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania”.
Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emër të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës do të jetë ky eventi që do të bëjë bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat.
Sirea Film në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të sjellin më 25 mars në një ritëm sinkron 2017 të rinj që së bashku në sheshin “Skënderbe” do të ulen në formën e germave A.L.B.A.N.I.A. të veshur me ngjyrën e flamurit dhe do të sjellin performancën masive që tenton të futet në rekordet Guinnes. Rekordi ekzistues deri më tani e mban Belgjika me 359 veta.