Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka ndezur atmosferën gjatë darkës së shtruar për nder të vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Serbi. Me mikrofonin në dorë Daçiç shihet teksa qëndron pranë tavolinës ku qëndron Erdogan dhe Vuçiç ndërsa këndon këngën e famshme “Osman Aga”. Presidenti serb Alekandër Vuçiç shihet teksa qesh me “këngëtarin” e diplomacisë serbe.