Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye nuk janë themeluar.
‘’Është krejtësisht e papranueshme që dikush t`i vendos ultimatume të tilla Serbisë’’ ka pohuar ai.
Kryediplomati serb ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi bërë një ditë më parë, sipas së cilës çështja e kufirit mes të dyja vendeve do të vendoset në tryezën e dialogut në Serbi. “Mendoj se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga disa shtete është kontributi ynë modest për vazhdimin e dialogut. Le të shohim nëse gjithçka zgjidhet nëse ata mendojnë dhe çfarë thonë ata së pari duhet `i përfundojnë ato që kanë nënshkruar dhe më pas të fusin tema të tjera”, ka thënë Daçiç.