INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daçiç reagon ashpër: Kroatët flasin për Serbinë e Madhe, por po krijojnë Shqipërinë e Madhe

Daçiç reagon ashpër: Kroatët flasin për Serbinë e Madhe, por po krijojnë Shqipërinë e Madhe

Publikuar më: 20:19 05-03-2019

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një takim me homologun e tij bullgar, sulmoi qeverinë kroate, duke u shprehur se kroatët po flasin për Serbinë e Madhe, por nga ana tjetër po krijojnë Shqipërinë e Madhe.

Daçiç ka theksuar se në Kroaci po krijohet një atmosferë anti-serbe e cila po bëhet me qëllim nga qeveria kroate.

Më parë një kukull me imazhin e politikanit serb Milorad Popoviç u dogj simbolikisht në një event karnavalesh pranë Splitit. Sipas Daçiç, ky nuk ishte një incident i izoluar apo diçka që përdoret vetëm për fushatat politike, por diçka më afatgjatë.

‘Ngjarje të tilla çojnë mesazhe se serbët nuk kanë vend në Kroaci. Kjo tregon se ekziston një politikë për Shqipërinë e Madhe që nuk është dëgjuar nga bashkësia ndërkombëtare. Disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare nuk humbasin mundësinë për të trembur me Serbinë e Madhe, duke krijuar Shqipërinë e Madhe, e cila është një kërcënim për ballkanin’, tha Daçiç.

Ai tha se kjo tregon se Serbia ka të drejtë të flasë për standarde të dyfishta. Vendi po negocion aktualisht njohjen e statusit të Kosovës. Ka shenja që tregojnë se Serbia mund ta njohë pavarësinë e vendit. Me këtë veprim Serbia do të ketë rrugën e hapur për të hyrë në BE.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666