INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daçiç: Serbia s'do jetë kurrë pjesë e një koalicioni kundër Turqisë

Daçiç: Serbia s'do jetë kurrë pjesë e një koalicioni kundër Turqisë

Publikuar më: 16:08 19-08-2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendi i tij asnjëherë nuk do të marrë pjesë brenda një koalicioni që do të punojë kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency.
Daçiç dhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, pas hapjes së Konsullatës së Nderit të Serbisë në Antalya, zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi.
"Ashtu siç e dini gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ne nuk pritëm se ç'do t'i ndodhë Erdoğanit, menjëherë e dënuam grusht shtetin. Dua të them edhe një herë që Serbia asnjëherë nuk do të marrë pjesë brenda një koalicioni që do të punojë kundër Turqisë", tha kryediplomati i Serbisë.
Ai tha se me vizitën e vitit të kaluar të presidentit Erdoğan në Serbi, ka filluar një periudhë e re. Daçiç gjithashtu tha se edhe ekonomikisht marrëdhëniet midis dy vendeve janë në drejtim të mirë dhe se janë të kënaqur nga kjo.
Kryediplomati serb theksoi se do të punojnë në drejtim të interesave të popujve ballkanas që jetojnë në Turqi dhe popujve muslimanë që jetojnë në Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672