INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dade dhe Dokle refuzojnë Ramën, braktisin garën për Kryesinë

Dade dhe Dokle refuzojnë Ramën, braktisin garën për Kryesinë

Publikuar më: 10:49 23-04-2016
Pritet që kjo Asamble e Ps-së të shoqërohet me shumë ndryshime. Kështu, nuk kanë munguar reagimet e deputetëve rebelë: Arta Dade, kandidatja e parë në listën e femrave për kryesinë e PS-së ka deklaruar se tërhiqet nga gara pasi  tha se parimet e saj binin ndesh me mënyrën sesi po drejtohet partia. 
Po ashtu, edhe Namik Dokle është tërhequr nga gara për Kryesinë.
 
Dorëheqjen e Dadës e ka vlerësuar deputetja Mimoza Hafizi, e cila e ka konsideruar akt fisnik ndaj atyre që kanë ndodhur dhe do të ndodhin në PS.
Një tjetër risi në këtë mbledhje ka pasur përjashtimi nga gara nga vetë kreu socialist i deputetit të jugut, Koço Kokëdhima, të cilin e ka propozuar në një post tjetër: Sekretar për Organizimin dhe Emigracionin.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271