INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dade “rrit” presionin: Duhet garë në bazë të vendimit të Asamblesë

Dade “rrit” presionin: Duhet garë në bazë të vendimit të Asamblesë

Publikuar më: 11:39 12-02-2016

Arta Dade avancon në qëndrimin e saj në mbështetje të garës së brendshme për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste. Pasi ka dalë hapur në mbështetje të qëndrimin të Ben Blushit, deputetja Arta Dade shkon edhe më tej kur kërkon përcaktimin e datës së zgjedhjeve për kreun e partisë. Kjo kërkesë i është drejtuar kreut të grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi. Me anë të një letre të firmosur nga Arta Dade, deputetja socialiste kërkon përcaktimin e datës së zgjedhjeve për kreun e partisë.

Pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve për lidershipin e partisë, zonja Dade kërkon që kandidatët në garë të paraqesin platformat e tyre dhe zgjedhjet të mbahen sipas Statutit.

Duke i kujtuar vendimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të mbajtur më 18/07/2015,  zonja Dade rëndit dy kërkesat e saj:

  1. Përcaktimi i datës së zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të PS-së sipas parimit një anëtar një votë.
  2. Paraqitja e platformës nga kandidatët për kryetar të PS-së.

Gjithashtu zonja Dade kërkon që të njihet disa ditë përpara mbajtjes së Asamblesë Kombëtare, me projektin e propozuar nga Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partisë. Kjo sipas saj do të ndikonte pozitivisht në demokratizimin e brendshmë dhe mirëfunksionimin e partisë. 

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615