Postimet e fundit të Dafina Zeqirit në ‘Instagram’ ngjallën shumë dyshime tek ndjekësit.
Këngëtarja fshiu çdo postim të mëparshëm për të ndarë disa fotografi ku shfaqej e veshur me të bardha.
Mes shumë komenteve të miqve dhe ndjekësve të saj ka dalluar ai i Dj Geek, i cili ka shkruar: “Nusja më e bukur”.
Zeqiri ka vendosur t’i kthejë përgjigje me emojin e dhëndrit dhe nuses duke i surprizuar të gjithë.
Nuk dihet ende nëse dyshja janë rikthyer sërish bashkë megjithatë në një intervistë në ‘Në kurthin e Piter Pan’, Dafina ka pohuar se ndihet ende e dashuruar dhe ka ende ndjenja brenda vetes. Nuk do të ishte çudi që këto ndjenja ta kenë kthyer sërish me Dj Geek.