Ata të dy dikur duheshin por sot gjërat kanë ndryshuar.
Në ditëlindjen e Behgjet Pacollit ishin të ftuar disa këngëtarë por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar. Mbrëmjen e ka prishur ish çifti, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula të cilët ishin vetëm dy nga këngëtarët e ftuar për të kënduar në festën e organizuar në vilën e Pacollit. Ka qenë vetë njëra prej këngëtareve të pranishme aty që na pohon vërtetësinë e këtij lajmi. Ajo na zbulon se Dafina dhe Ledri filluan të diskutonin me tone të larta, madje aq shumë saqë diskutimi mund të degjeneronte deri në prekje fizike me njëri-tjetrin.E gjitha nisi me arsyen se cili prej tyre do ta bënte mbylljen e koncertit dhe duke qenë se Dafina ishte këngëtarja më e paguar aty, ka dashur që ta kishte ajo “nderin” deri në fund. Ndërhyerja e disa personave aty ka bërë të mundur që situata mes tyre të qetësohet dhe është vendosur që mbylljen e koncertit do ta bënte Duffye.