INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina dhe Lumi B bëjnë gati këngën e re: Ja për çfarë bëhet fjalë!

Dafina dhe Lumi B bëjnë gati këngën e re: Ja për çfarë bëhet fjalë!

Publikuar më: 19:45 14-01-2016

 

Dafina dhe Lumi B po bëjnë gati këngën e radhës, kjo është pak por e sigurtë.

Menaxheri i këngëtares bukuroshe bën të ditur për intv.al se dyshja e suksesshme e këngës “Rude Girl” do të vazhdojnë serinë e tyre të bashkëpunimeve me një këngë për të cilën s’janë bërë të ditura shumë detaje, nisur dhe nga fakti që vetë kënga është në fazën fillestare. Duffye dhe Lumi aktualisht po punojnë bashkë në studio dhe kanë postuar disa detaje që duket se tregojnë shumë. Në veçanti fraza “O Na Na Na”, e cila mund të jetë shkëputur nga vija melodike ose në rastin më të mirë, titulli i këngës. Nuk bëhet e ditur kur do të publikohet ky realizim, por mundësitë më të mira janë muaji i ardhshëm ose stina aktualisht e largët e verës, për të shijuar siç duhet ditët e nxehta. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826