INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina flet për lidhjen me Dj Geek dhe planet për fëmijë

Dafina flet për lidhjen me Dj Geek dhe planet për fëmijë

Publikuar më: 16:27 12-06-2022

E ftuar në “Why Not” Dafina ka folur si rrallëherë për marrëdhënien e saj me Geek dhe planet e tyre për të ardhmen. Në lidhje me planet për martesë apo fëmijë Dafina rrëfeu se nuk e ka aspak presionin e familjes nga të dyja palët por i respektojnë vendimet e tyre dhe janë të lumtur për ta.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja është shumë qejf. Kjo jam unë, ky është Dj Geek. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur", tha ajo.

Sa i përket planeve për fëmijë, këngëtarja u shpreh: "Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë".

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037