Dafina i habiti të gjithë teksa të njëjtin veprim të disa kohëve më parë, e bëri sërish.
Ajo fshiu të gjitha fotot nga Instagrami duke e lënë atë bosh dhe menjëherë u hamendësua se kjo kishte lidhje me një ndarje nga i dashuri, Hose.
Por jo! Pas këtij veprimi qëndronte diçka tjetër! Këngëtarja pas një pauze të gjatë, është gati për të lançuar singelin e saj "Four seasons" e cila me në fund për të është një ëndërr e realizuar.
"Që e vogël ëndrra ime ishte të vija në USA dhe të bëhesha interpretuese e skenës. Sot po lançoj singelin tim të parë "Four seasons" e cila është si një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë mirënjohëse për skuadrën e mrekullueshme me të cilën kam punuar dhe që besoi në talentin tim. Jam kaq e lumtur të prezantoj singelin tim të parë "Four seasons", shkruan Duffye krenare për arritjen e saj duke bërë realitet ëndrrën amerikane.