Nëse ndodh ta shihni Dafina Zeqirin dy herë me të njëjtin look, na thoni edhe ne!
Kur flitet për këngëtare me stil në Shqipëri, emri i saj kryeson listën dhe me të drejtë. Një galeri më vetë ka qenë shpalosja deri më tani e look-ut të Dafina Zeqirit nëpër klipe, koncerte apo paraqitje të ndryshme skenike. Akoma pa u mësuar me një stil, ajo na ka servirur një tjetër. Një kameleon i vërtetë.
E tillë është ajo edhe në fotot më të fundit që ka postuar në Snapchat-in e saj gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Një model flokësh krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, të gjitha flokët të bëra gërsheta duke krijuar një pamje alla “RnB girl”. Por, për çfarë na paralajmëron Duffye me këtë model të ri flokësh? Ndonjë klip i ri? Hmmm.... Ndoshta është paksa herët për këtë pasi ajo sapo ka publikuar klipin e ri, “Liri”, në bashkëpunim me Mixey-n. Sidoqoftë, asgjë nuk është çudi kur bëhet fjalë me Dafinën.