Dafina Zeqiri po e shijon në maksimun qëndrimin e saj në Neë York. Ajo ndodhet në SHBA nën shoqërinë e të dashurit të saj domenikan, Jose, por kjo nuk e ka penguar atë të punojë për projekte të reja të cilat pritet të bëhen të ditura në vazhdim. Nëse pjesa më e madhe e femrave surpriozen me dhurata romantike si lule, unaza apo ndonjë gjë tjetër, me Duffye-n nuk ndodh kështu. Këngëtarja e suksesshme mbrëmjen e kaluar ka marrë surprizën më të mirë ndonjëherë nga i dashuri i saj, dhe këtë na e pohon vetë ajo. Bëhet fjalë për një “Nintendo”, ëndrra e fëmijërisë sonë, që mesa duket ka qenë edhe e Dafinës. Çifti nuk hezituan aspak dhe përveshën mëngët për të luajtuar me videogame-in e ri. Epo Jose ia ka gjetur pikën e dobët Dafinës.