Ronela Hajati nuk është dalluar ndonjëherë për shoqëri me dy këngëtaret e tjera, Dafina Zeqirin dhe Elvana Gjatën.
Madje mund të themi se me këtë të fundit ka patur një marrëdhënie të acaruar pasi bashkëpunonin me të njëjtin producent, Flori Mumajesin me të cilin ishin përfolur për lidhje.
Teksa ka qene e ftuar në një emision në Kosovë, Ronela është të zgjedhë pikërisht mes këtyre të dyjave.
“Këto të dyja, ashtu siç i them unë, janë të lashta. Kanë atë statyusin e vet, kështu që gjynah me thënë kjo apo ajo. Edhe ti ke gjetur çfarë të zgjedh. Se di… Elvana momentalisht”, u përgjigj këngëtarja.
Kujtojmë që vetëm para pak javësh Ronela imitoi në mënyrën më perfekte Elvanën dhe nga këtu duket se nisi një shoqëri e re mes dy këngëtareve. Madje duket se edhe vetë Elvana e ka pëlqyer imitimin saqë menjëherë më pas i bëri follow Ronelës në “Instagram”. intv.al