Viti 2016 fillon vrullshëm për këngëtaren bukuroshe dhe këtë herë bëhet fjalë për diçka edhe më unike se stili i Dafinës.
Stafi i saj menaxherial konfirmon për intv.al se artistja 26 vjeçare do të vijë shumë shpejt më një këngë të re, e cila do të realizohet më shumë se me dashuri për fansat, me dashuri për trojet shqiptare. Klipi, i realizuar nga Pink Moon, është xhiruar në pikën më të lartë të maleve të Kosovës, aty ku të gjithë trojet tona bashkohen në një, duke u kufizuar vetëm nga vetja. Ky duket se do të jetë edhe frymëzimi nga i cili lind realizimi i Duffye, një këngë për lirinë dhe bashkimin. Dafina e nis kështu vitin me një projekt shumë ambicioz dhe një këngë të ndjerë të cilën me padurim presim që ta dëgjojmë. Por të rejat duket se nuk kanë fund nga autorja e hitit “Hate You, Love You”, pasi sot profili i saj në Insta është verifikuar zyrtarisht nga rrjeti social Instagram.