INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri bën rrëfimin e papritur: Depresionin e kam përjetuar kur… [FOTO]

Dafina Zeqiri bën rrëfimin e papritur: Depresionin e kam përjetuar kur… [FOTO]

Publikuar më: 16:37 20-07-2018

Pasi publikoi klipin e fundit ‘Fuego’, Dafina Zeqiri ka udhëtuar drejt Prishtinës, ku edhe ndodhet aktulisht. Gjatë kësaj kohe këngëtarja ka vazhduar me koncertet, por edhe ka zbuluar diçka më shumë në intervistat e dhëna. Detaji që jo shumë e kanë ditur dhe Duffye nuk ka ngurruar ta rrëfejë, është periudha e ëvshtirë e fëmijërisë dhe depresioni.

“Kam kaluar periudha shumë të vështira gjatë fëmijërisë dhe karrierës (fillova nga mosha 16-17 vjeçe) dhe depresioni ka udhëtuar së bashku me mua. Ka qenë e vështirë me i kaluar këto faza dhe jam ndjerë e vetmuar. Është e rëndësishme që fansat ta kuptojnëse, sado e famshme që je ose bëhesh dhe pa marrë parasysh sado para që bën, kur nuk e je lumtur, ato nuk kanë vlerë. Kam shumë njerëz të mirë rreth meje, por kam pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar rastin të më keqpërdorin. Si në lidhje private, po ashtu edhe në shoqëri, nga atame të cilët kam pasur edhe bashkëpunime”, tha ajo.

“Nuk është e lehtë të kalosh një depresion dhe mendoj, sa herë të mundem, të ndaj më shumë kohë dhe të flas me fansat e mi si Dafina në jetën e përditshme.Indaj disa kalesa me ta dhe i dëgjoj se çfarë hallesh kanë. Është e rëndësishme që të jemi aty për njëri-tjetrin, pa marrë parasysh se në çfarë pozitash jemi, sepse koha dhe ditët po ngelin dhe sot jemi këtu, nesër…Ka njerëz që s’kanë asnjë njeri pranë vetes për t’i ndarë problemet e tyre ose për të marrë një këshillë”, shtoi ajo.

efewrf.png

Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779