Shumë emra të njohur, edhe ndërkombëtarë, kanë pozuar përpara objektivit të tij.
Por këtë herë fotografi i njohur, Fadil Berisha na paraqet një nga ato bashkëpunimet, rezultatin e të cilit e marrim parasysh ende pa përfunduar. Dafina Zeqiri si kurrë ndonjëherë po shpalos sharmin e saj në një set fotografik i cili me siguri po i paraprin ndonjë projekti të këngëtares.
Ndryshe nga imazhi i vajzës së fortë dhe sportive, këtë herë Duffye vjen sensuale në thjeshtësinë e një palë xhinseve dhe një kanatiereje të bardhë.