Sunny Hill Festival mblodhi bashkë artistë të huaj e vendas duke u kthyer në një prej evenimenteve më të mëdha muzikore që kishim parë.
Ndër artistët shqipëtarë do të performonte dhe Dafina Zeqiri në të njëjtën natë me Ledrin. Por pikërisht kur pritej performanca e saj Dafina nuk u pa kurrkund.
Sigursht që mendja do të na shkonte, mos ka ndodhur diçka me Ledrin dhe Dafinën dhe kjo e fundit e “braktisi” festivalin?
Por menjëherë Dafina e ka shpjeguar arsyen e mungesës së saj në festival për të mos lejuar aludime të mëtejshme.
Në një story në Instagram ajo ka shkruar se për shkak të datave të zëna me koncerte gjatë verës ajo kishte mundur të linte të lirë për Sunny Hill Festival vetëm datën 12. Por në festival Dafina kërkohej të performonte në datën 11 dhe kjo ishte e pamundur të realziohej nga këngëtarja e cila e kishte tashmë axhendën shumë të zënë.
Pra gjithçka ka qenë një keqkuptim në koordinimin e axhendave dhe asgjë më tepër!