Nëse të gjithë shqiptarët po festojnë sot Pavarësinë, Dafina Zeqiri ka edhe një arsye më shumë për të festuar.
Mamaja e këngëtares feston ditëlindjen në ditën e flamurit ndaj 26 vjeçarja i ka rezervuar një urim të veçantë.
“Urime ditëlindjen definicioni i saktë i Mretit! Nëna ime! Nuk mund ta përshkruaj se çfarë kuptimi ke ti për mua dhe motrat e mija! Veçanërisht për mua!…Zoti e din jam duke e bërë këtë për ty. Faleminderit që më tregove rrugën e drejtë. Dritë! Për mua dhe motrën. Ne lindëm Mbretëresha por në punë jemi si Mbretër ..Të dua nani”, ka shkruar ndër të tjera Duffye.