Dafina Zeqiri përveç stilit të veçantë që ka në muzikë, ajo dallohet edhe për look-un e saj kameleon.
Por kohët e fundit, edhe pse Duffye ka qenë tepër aktive, me këngë, klipe dhe bashkëpunime të reja, përsëri fansat vazhdonin ta kritikonin për tatuazhet e shumta që shtoheshin në trupin e saj.
Këngëtarja e ka marrë mesazhin nga fansat ndaj edhe ka vendosur që të fillojë me ndryshimin e parë për t’u rikthyer si Dafina e dikurshme. Ajo ka hequr disa nga tatuazhet që mbante në gishta, të cilat më shumë binin në sy si diçka joestetike.
Është vënë re që gjatë karrierës, Dafina është frymëzuar kryesisht nga këngëtare si Aalyiah apo Rihanna dhe duket se kjo e fundit ka qenë edhe frymëzimi për tatauzhet në gishta të cilat tashmë i ka hequr. Heqjen e tatuazheve nëpërmjet lazerit, këngëtarja ka zgjedhur ta bëjë në ShBA ku edhe po qëndron aktualisht . Tashmë Dafina duket se e ka ndërruar kursin e timonit në “bad girl gone good”