Ajo njihet për afrimitetin e saj me fansat dhe gjithmonë e kemi parë t’i falenderojë ata në “instastory” apo edhe të publikojë mesazhet e tyre. Por një postim i pazakontë ka zënë vend në “instastory-n” e Dafinës ditën e sotme. Këngëtarja ka qenë duke ecur në rrugë ndërkohë që përballë saj po vinte një trans, pa rroba i veshur vetëm me të brendshme. Të gjithë në rrugë janë habitur por Dafi nuk ka qëndruar rehat, ka nxjerrë telefonin dhe e ka filmuar. Ajo që vihet re është shikimi i ashpër që i ka dhuruar këngëtares, megjithëse ajo e ka marrë me sportivitet duke qeshur. "Më jep shikimin e djallit", ka shkruar Dafina teksa ka postuar videon në "instastory".