Secila prej tyre është e veçantë në stilin e vet, ato mbartin një Cv artistike të pasur dhe vazhdojnë ta kërkojnë famën dhe suksesin jashtë kufinjve shqiptarë.
Po flasim për dy emra të njohur të muzikës, Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri; dy "D" të suksesshme.
Edhe pse shumë do të prisnin të kishte rivalitet mes vajzave, ato të dyja ruajnë një marrëdhënie dashamirëse ndaj njëra -tjetrës. Këtë e vërteton edhe biseda e fundit e bërë mes dy shqiptareve. Teksa Dafina e uron kolegen për faktin se ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon por edhe për sukseset e "zhurmshme" që ka, kjo e fundit ia kthen duke e falënderuar sinqerisht.