IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Dafina Zeqiri inspirohet nga Monica Bellucci për videoklipin e saj të ri! Ja skena fantastike që na ka ngelur në mendje[VIDEO]

Dafina Zeqiri inspirohet nga Monica Bellucci për videoklipin e saj të ri! Ja skena fantastike që na ka ngelur në mendje[VIDEO]

Publikuar më: 21:28 28-02-2019

Shumë shpejt Dafina Zeqiri pritet të publikojë këngën e saj më të re, “A e man n’men”. Këngëtarja ka preferuar të tregojë një pjesë shumë të vogël nga skenat e videoklipit, që gjithçka tjetër të zbulohet në ditën e publikimit. Kënga e Dafinës do të jetë një histori dashurie dhe fansat e këngëtares po e presin me padurim.

Për videoklipin e saj mesa duket këngëtarja është frymëzuar nga një nga filmat më të bukur të kinematografisë botërore, “Malena”.

Ditën e sotme Dafina publikoi një sekuncë të shkurtër të videoklipit dhe vërehet se është shumë i ngjashëm me skenën më të famshme të dramës italiane. Dafina shfaqet në një vend të errët dhe në momentin që nxjerr një cigare disa meshkuj i afrohen për ta ndezur.

Në këtë moment të gjithëve na vjen në mendje Monica Bellucci, aktorja e famshme protagoniste e filmit “Malena”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551