Pas një mungese goxha të gjartë me intervista, Dafina Zeqiri ka folur në një të tillë së fundmi.
Këngëtarja veçse ka rrëfyer rreth klipit të fundit që e futi në tregun muzikor ndërkombëtar apo planet e afërta, ka zbuluar edhe llojin e marrëdhënies që ka me reperin e famshëm French Montana.
“Ne kemi punuar një ditë rreth këngës “Four Seasons”. Rick Steel është po ashtu producent ekzekutiv dhe shok i afërt i French Montanes që prej 10-15 vitesh. Unë e njoh Frenchin (Karim emri origjinal), prej katër vitesh dhe jemi lidhur si familje shkak i bashkëpunimit dhe relacionit të tij me Rick Steel. Po ashtu i pëlqen zëri im dhe më ka suportuar që nga dita e parë që më dëgjoi duke kënduar në studio. Ai me kënaqësi mori pjesë në videoklip dhe priten bashkëpunime të tjera mes nes”, shprehet 28 vjeçarja.
Ndërkohë kënëgtarja zbulon se aktualisht është në përfundim të mini-albumit si dhe kohën e saj të përditshme e zë palestra, studio dhe ushtrimet e vokalit.
Ndërsa për të gjithë fansat Duffye thotë se ka shumë mundësi që nëse vjen në Shqipëri, të organizojë ndonjë koncert me ekipin e saj ‘Moneyz”.