Pak ditë më parë Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.
Lajmin e dha fillimisht Ledri me një foto të tij dhe Sarës, ndërsa më pas i prezantoi të gjithë me vogëlushen Poem Blue.
Foto shumë të këndshme ka postuar edhe Sara në instagramin e saj ku shohim se ka marrë pafund urime nga miq dhe fansa të shumtë.
Krahas urimeve të shumta nga figura të njohura, nuk kishte se si të mungonte edhe urimi i këngëtares Dafina Zeqiri e cila krahas fotos komenton me dy emoji një ëngjëll dhe një zemër në ngjyrë të bardhë.
Kujtojmë se Ledri dhe Dafina ka qenë dikur të lidhur, por pavarësisht se tashmë janë ndarë ata ruajnë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin e madje edhe Sara duket se ka një raport shumë të mirë me këngëtaren.