INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri kërkon hakmarrje!

Dafina Zeqiri kërkon hakmarrje!

Publikuar më: 15:25 15-03-2016

Nuk e kishim parë asnjëherë Dafinën të irrituar por ja që ndodh edhe kështu.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet nga postimi i saj në Instagram. Duket se dikush e ka mërzitur Duffy-n dhe ajo kërkon hakmarrje por jo nga ajo e zakonshmja. Këngëtarja thotë se hakmarrja e saj do të jetë artistike dhe jo personale.

Sigurisht mund të thuhet se kjo është thjesht një shprehje që Dafinës mund t’i ketë pëlqyer por zakonisht të duhet dikush që të të bëjë keq përpara se të kërkosh hakmarrje. Presim nëse do të kuptojmë se për kë bëhet fjalë edhe pse Duffy’e ka qenë gjithnjë e kujdesshme për jetën e saj private.

Rikujtojmë se kënga e saj më e re me titull “Liri” është pritur mirë dhe ne jemi në pritje për sukseset e rradhës. 

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822