Dafina Zeqiri ende po shijon suksesin e këngës “Told Ya’.
Këngëtarja prej kohësh është vendosur në Amerikë edhe për një karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Por si duket, këtë periudhë e ka lënë veten pas dore, ndoshta edhe duke shtuar në peshë. Për këtë këngëtarja i ka bërë thirrje publike instruktores Geta Beqa që ta ndihmojë të rikthehet sërish në format e dikurshme trupore dhe fotoja nuk ka nevojë për më shumë koment.