INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri na ‘çmendi’ të gjithëve me skenat nga videoklipi i ri, por ja nga kush qenka frymëzuar[FOTO]

Dafina Zeqiri na ‘çmendi’ të gjithëve me skenat nga videoklipi i ri, por ja nga kush qenka frymëzuar[FOTO]

Publikuar më: 18:01 03-06-2019

Dafina Zeqiri përpara pak ditësh solli për të gjithë fansat e saj këngën e re e titulluar “La Reina”, e cila sigurisht rezultoi goxha i suksesshëm.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin edhe skenat nga videoklipi, për të cilat duket se këngëtarja kishte punuar për një kohë të gjatë për t’i sjellë përpara publikut.

Në të shohim plot skena “të nxehta” nga vaska e mbushur me CornFlex, Dafina që përtyp një zinxhir floriri dhe ajo që tërhoqi gjithashtu vëmendje ishte edhe skena e fundit përpara pasqyrës.

Në të këngëtarja shihet me një fustan rrëzëllues që ekspozon format e saj. Ndërkohë një komentues i ka shkruajtur për këtë stil se: “Si Cher dukesh”.

Cher është një nga ikonat e muzikës dhe aktrimit në vitet 60’-70’, e cila njihet për standardin dhe revolucionin që solli për fuqizimin e gruas dhe rolit të saj në shoqëri.

Dafina pa asnjë hezitim e ka pranuar: “Faleminderit! Është e dukshme që nga ajo jam frymëzuar”.

WhatsApp_Image_2019-06-03_at_18.48.16.jpeg

20nov1974-cher-outrageous-fashion-600.jpg

11apr1988-cher-outrageous-fashion-600.jpg

60442759_436519857144133_6187545558034509919_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164