Pse të jetë penduar vallë?
Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret që numëron disa tatuazhe të bëra në trupin e saj duke e dalluar nga koleget.
Por ndodh që Dyffe të pendohet dhe i fshin. Kështu, pasi fshiu vetëm para pak kohësh disa të tillë të bërë në gishtat e dorës , tani ka vendosur të heqë edhe një tjetër në krah ku shkruhej “What doesn’t kill you , makes you stronger. (Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë)” .
Këtë e ka bërë pranë klinikës Keit me metodën me lazer, vetëm pak ditë pasi reperi Noizy hoqi tatuazhin me fytyrën e mamasë së vajzës së tij, që e mbante prej vitesh në krahë. Ndërkohë që për Noizyn mund ta justifikojmë këtë veprim me arsyen se dëshiron të fshijë të kaluarën, për Duffyen nuk japim dot shpjegim tjetër veçsendonjë pendimi të momentit.