Pas një periudhe të gjatë pushimi, Dafina Zeqiri është rikthyer më e “nxehtë” se kurrë me një këngë të re që pritet të kthehet në hit veror. Pasditen e sotme këngëtarja kosovare ka publikuar videoklipin e “Fuego” të cilin e kishte paralajmëruar prej javësh dhe është pritur shumë mirë nga publiku.
Ashtu siç ka kuptimin fjala “fuego”, zjarr, Dafina është paraqitur në klip, por pavarësisht pamjes provokuese nuk mund të mos përmendet zëri i bukur i këngëtares.
Ajo ka postuar një seri videosh dhe fotosh nga klipi ku ka marrë shumë komente nga fansat, por edhe nga modelja seksi Oriola Marashi. Kjo e fundit e ka quajtur Yll me anë të disa emoji-ve, ndërsa Dafina e quan “Muse”.