Dafina Zeqiri, para disa kohësh pranoi lidhjen me DJ Geek. Por, nuk vonoi shumë kur këngëtarja iu rikthye statusit ‘single’.
Në një prononcim për mediat, këngëtarja e njohur deklaroi se di të ndajë anën profesionale dhe atë private, duke konfirmuar se në karrierë, dyshja do vijojnë bashkëpunimin normalisht.
Ata e kanë treguar vazhdimisht që ruajnë një marrëdhënie mjaft miqësore pas ndarjes, megjithatë komentet e fundit me zemra i kanë bërë ndjekësit konfuzë.
Një mesazh i koduar apo…? Këtë e dinë vetëm protagonistët në fjalë.
Kujtojmë se dyshja i kaluan bashkë pushimet në bregdetin shqiptar, jo vetëm të dy, por bashkë me miq dhe stafin. Madje Dafina ngriti dyshime për një rikthim duke thënë se ende ndihet e dashuruar. Tani ne nuk dimë ç'të themi, veçse duken shumë bukur bashkë.