Dafina Zeqiri është një këngëtare shumë e preferuar dhe e dashur për publikun shqiptar. Inspirimi i saj për të ndjekur rrugën e muzikës ka qenë nëna e saj.
Ajo është një nga ato femrat që nuk heziton të eksperimentojë me pamjen e saj.
Këngëtarja është aq e guximshme sa shpesh ka provuar edhe të rrezikojë, veçanërisht me flokët, gjë që femrat e bëjnë rrallë.
Është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, e cila shihet me një stil të ri flokësh të cilës i shkojnë shumë dhe duket shumë e ëmbël.
Projekti i fundit i saj muzikor quhet ‘Rofe’, është shumë i pëlqyer nga publiku.