Këngëtarja e talentuar po fiton famë ndërkombëtare, veçanërisht pas këngës së fundit “Four Seasons” ku u shfaq dhe reperi French Montana.
Kështu çdo lëvizje e saj, qoftë edhe shumë e vogël, tërheq gjithmonë e më shumë vëmendje, për të parë se cili është hapi i sa i radhës. Siç mund të jetë edhe një shfaqje pa tualet dhe thuajse tërësisht natyrale. Foton e ka postuar vetë bukuroshja 27 vjeçare në Instastory-t e saj. Pavarësisht se jemi mësuar ta shohim të rregulluara dhe këto shfaqje janë më të rralla, duhet thënë se pak ndryshim ka mes dy varianteve të Duffy’e. Ndoshta nuk është fare magjia e tualetit, ndoshta magjia është e gjitha e Dafinës! Dhe meqë një foto e tillë nuk e shohim shpesh mund të konsiderohej si një lëvizje paksa e rrezikshme për Dafin, por jo për ne. Ajo padyshim nuk gaboi me këtë foto!