E dinit që Dafina nuk ka talent vetëm muzikën?
Këngëtarja çdo herë e më shumë na surprizon duke na zbuluar një talent të ri. Këtë herë ajo e ka provuar veten si një nail artist duke lyer thonjtë e saj dhe ia ka dalë më së miri. Rezultatin e tregon në këtë foto krah së cilës shkruan: “Lyej thonjtë kur jam e mërzitur. Bëj pak art”. Pas aftësisë për të gatuar dhe për të bërë thonjtë, natyrshëm na lind pyetja se cili do të jetë talenti i radhës që këngëtarja mund të na zbulojë?