Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistët, të cilët pak kohë më parë na surprizuan të gjithëve me bashkëpunimin në këngën “A don Love?”. Ata madje shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kjo nuk zgjati për shumë kohë, para se shtypi rozë të vinte re se artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”. Mirëpo si duket tashme janë pajtuar.
Dafina Zeqiri ka konfirmuar bashkëpunimin me reperin shqiptar, Varrosi.
Kënga e tyre është gati dhe pritet që ajo të publikohet së shpejti.Dafina Zeqiri duet me reperin e njohur shqiptar dhe me siguri nuk e prisni këtë reagim nga Noizy [FOTO]
Projekti muzikor mban titullin “Ring Ring” dhe këtë herë Dafina do të vijë më ndryshe se kurrë.
Këtë herë këngëtarja do të këndojë në suedisht dhe këngën ia dedikon vendit ku ka lindur dhe është rritur, pra Suedisë.
“Ring Ring ft Varrosi vjen së shpejti! Projekti im i parë në gjuhën suedeze, këngë e cila po ashtu i dedikohet shoqërisë dhe familjes në vendin ku kam lindur dhe ku jam rritur”, ka shkruar Dafina në videon e promos së këngës.
Kujtojmë se ky bashkëpunim tregon se Dafina dhe Noizy kanë bërë paqe dhe reperi nuk i ka kursyer komentet.